Forcohet FSK, pajiset me mbi 50 automjete ushtarake (FOTO)

Forca e Armatosur e Kosovës nga sot do t’i ketë në dispozicion rreth 50 multi automjete ushtarake të lëvizshmërisë së lartë të tipit HAMI.

Ministri i FSK-së, Rrustrm Berisha, tha se këto pajisje do të ndikojnë drejtpërdrejtë në operacionet e FSK-së .

“Pajisja me këto automjete është mjaft e rëndësishëm dhe ndikon drejtpërdrejt në operacionet e FSK dhe në bashkëpunimin më SHBA. Këto automjete ndikojnë në modernizimin dhe shërbejnë për përmbushjen e misionit të FSK-së. E falënderojmë SHBA që po na ndihmon në vazhdimësi në të gjitha aspektet“, tha Berisha me rastin e nënshkrimit për blerjen e këtyre automjeteve./Arbresh.info/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu