Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Komoranit tek vendi i njohur si “Kroi i mbretit”.
Në këtë aksident ku janë përfshirë katër vetura, ka qenë e përfshirë edhe eskorta e presidentit Hashim Thaçi.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Presidentit përmes një njoftimi për media.
“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit.
Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar.
Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi