Qeveria shqiptare ka ndihmuar Greqinë duke dhuruar 100 mijë euro, para të cilat shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tragjedia e zjarrit të madh, i cili ra dy ditë më parë në zonën e Atikës, në Athinë.
Pas lajmit reagoi dhe vetë kryeministri Edi Rama. Në një shkrim në anglisht dhe shqip në Facebook, Rama shpehet se Qeveria Shqiptare ka aprovuar donacionin në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona.
Postimi i Ramës
“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”