Pavarësisht se jemi në muajin korrik, reshjet e shumta kanë pushtuar vendet e Mesdheut. Ndërsa vetëm pak orë nga paralajmërimi i Bullgarisë se mund të ketë përmbytje në Turqi dhe Greqi, i pari që është prekur është Stambolli, shkruan albeu.com
Nga reshjet e shumta shumë rrugë u përmbytën në Stamboll ndërsa uji ka vërshuar edhe në stacionet e metrosë.
Për pasojë edhe shumë stacione të metrosë kanë pezulluar punën ndërsa me dhjetra makina kanë ngelur në mes të rrugës pas vërshimit të ujit./albeu.