Sipas EFE, Agnecia Tributaria – agjencia tatimore në Spanjë , Cristiano Ronaldo është njohur me vendimin e gjykatës spanjolle e cila e ka akorduar për “superyllin” e Juventus një dënim me dy vite burg me kusht për mashtrim tatimor.
Por Ronaldo nuk do të bëjë asnjë ditë pas hekurave pasi është dakortësuar që të paguaj dëmshpërblimn me anë të parave plus gjobës prej 19 milion eurove.
Ronaldo akuzohet se i ka kryer “krimet” gjatë viteve 2011 dhe 2014 duke e mashtruar shtetin spanjoll me nga €1.39m, €1.66m, €3.2m dhe €8.5m në secilin nga këto vite.
Agjencia spanjolle e lajmeve shton se ekziston një mospajtim rreth zëvendësimit të dënimit kriminal me gjobë, me Agencia Tribularia që kërkon që Ronaldo të përballet me burg nëse e përsërit krimin në dy vitet e ardhshme.
33-vjeçari është larguar nga Madridi, pasi iu bashkua Juventusit për 112 milionë euro në fillim të këtij muaji dhe mendohet se problemet me shtetin spanjoll kanë qënë arsyeja kryesore e largimit të tij. /albeu