Bushati: Aktorë të tretë duan të prishin marrëveshjen Athinë-Shkup

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Ditmir Bushati mori pjesë në një samit në SHBA për harmonine fetare organizuar nga Departamenti Amerikan I Shtetit. I ndodhur për këtë aktivitet në Ëashington kreu I diplomacisë shqiptare dha edhe një interviste me 27 korrik për analistin e njohur dhe zv.presidentin ekzekutiv të Këshillit Atlantik Damon Wilson.

Bushati konfirmoi gjatë bisedës me Wilson se roli I SHBA në Ballkan është thelbësor për të garantuar se nuk do të ketë asnjë lloj devijimi nga Greqia dhe Maqedonia në lidhje me zotimin e këtyre dy vendeve për të normalizuar raportet mes tyre, proces që do ti hapë rrugë anëtaresimit të Maqedonisë në NATO.

“Tani që të dyja këto vende po bëjnë përpjekjet e fundit drejt normalizimit të marrëdhenieneve , kujdesi dhe vëmendja e SHBA në lidhje me këtë process është jashtëzakonisht I rëndësishëm. Mbi të gjitha duke marrë në considerate faktin se ka aktore të trete që nuk e mbështesin këtë marrëveshje të arritur mes Athinës dhe Shkupit, u shpreh mes të tjerash Bushati në një interviste për zv.Presidentin ekzekutiv të Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson.

Në shkrimin e publikuar në faqen e Keshillit Atlantik, mes të tjerash bëhet një pasqyre e historikut të zhvillimeve intensive të këtij viti mes Athines dhe Shkupit të cilat kulmuan me gjetjen e një marrëveshje për emrin e ri të Maqedonisë e cila do te quhet Republika e Maqedonisë Veriore ( process që duhet te kalojë nga referendum në Maqedoni). Ky akord i hapi rrugë pranimit të Maqedonisë në NATO, teksa ftesa u mor me 11 korrik.

Sipas Këshillit Atlantik, kjo marrëveshje mes dy kryeministrave Tsipras dhe Zaev, krijoi pakënaqësi në marrëdheniet mes Rusisë dhe Greqisë. Shkrimi vijon më tej duke sqaruar se në kuadër të këtij tensioni politik, ministri I jashtëm rus Lavrov anulloi një vizite ne Athine të programuar për fillimin e korrikut, menjehere pasi Greqia kishte përjashtuar nga vendi dy diplomate rusë të cilët dyshohet se ishin përfshirë në tentativat për të shtyre opozitën që të luftonte fortë kundër marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Më tej Bushati gjatë intervistës se publikuar në faqen e Këshillit Atlantik u ndal edhe tek përpjekjet e Shqipërisë për anetaresimin në BE.

“Ne jemi shoqeri laike. Jemi europian në të gjitha drejtimet. Ka një bindje të plotë dhe koherence të gjithë spektrit politik dhe vetë shoqërisë për të qënë pjesë e BE-së. Eshtë objektivi I dytë kombëtar më I rëndësishëm pas anëtarësimit në NATO. Procesi I reformave po ecen shumë mirë. Sigurisht ka edhe disa stereotipe negative ( ne Europe) qe perpiqen te na lidhin me Islamin por qe jane te pabaza pasi menyra sesi zhvillohet jeta publike ne Shqiperi eshte ne menyre krejtesisht Europiane.

Duke iu referuar thelbit të vizitës së tij në SHBA, pjesmarrjes në një samit për harmoninë fetare, Ministri Bushati tha se Shqipëria është shumë e përqëndruar tek edukimi fetar nisur edhe nga fakti që vendi është multi-fetar.

“Po punojnë fort me Kombet e Bashkuara për të future kurrikula të reja në shkolla dhe kjo po bëhet në bashkëpunim me të gjitha komunitetet fetare ne vend. Aspekti I dytë lidhet me aspektin ligjor dhe institucional. Në këtë drejtyim ne kemi forcuar shumë masat në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, në mënyre te vecante mbi personat që shkojnë të luftojnë në vende të tjera. Në 2-3 vitet e fundit Shqipëria nuk ka pasur me probleme me ata që shkojnë ose vijnë si luftëtare nga Siria. Porn ë jemi një vend në Ballkan të lidhur me detin Mesdhe dhe afër Lindjes së Mesme kështu që kjo është një beteje permanente për të siguruar një shoqëri që edhe pse multi-fetare jeton ne paqe dhe harmoni fetare sikurse ka ndodhur deri tani”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu