Charlie Adam, ish-bashkëlojtar i Xherdan Shaqirit, e ka paralajmëruar Liverpoolin për sjelljen e shqiptarit, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës.
Adami e ka përshkruar Shaqirin si një ndër lojtarët më të mirë, i cili e meriton të jetë në një klub si Liverpooli, por e ka vënë në dyshim angazhimin e tij në pjesët më të rëndësishme të sezonit, transmeton Gazeta Express.
“Ai është një lojtar i madh, në disa pjesë të sezonit ai luajti mirë për në. Ama, në situatat vendimtare, ai nuk shfaqej [nuk ndihmonte] kur ne kishim nevojë më së shumti dhe kur mbroheshim në betejën për të mbijetuar [në Premierligë]”, ka thënë Adam.
“Ai është lojtar që mund të ta fitojë ndeshjen, por nganjëherë ishte e vështirë të luash në një ekip me të. Trajneri e lejonte atë të bënte gjëra të tilla”.
Shaqiri u transferua këtë verë në Liverpool për rreth 15 milionë euro.