Kim Jong Un i ngul thikën pas shpine presidentit Trump

Koreja e Veriut duket se është duke ndërtuar raketa të reja balistike.

Diçka e tillë po ndodh pavarësisht ngrohjes së raporteve me administratën e Donald Trump, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarë amerikanë anonim i kanë thënë Uashington Post se satelitët spiunë kanë kapur aktivitete të vazhdueshme në një vend që janë prodhuar raketa balistike.

Reuters ka cituar një zyrtar duke thënë se është e paqartë se sa ka përparuar puna.

Në qershorin e këtij viti presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ishin takuar ku dhe është thënë se do të punohet drejt denuklearizimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu