Departamenti i Shtetit ka marrë masa të ashpra ndaj kabinetit të Presidentit Erdogan pas burgosjes së priftit Andreë Bronson. Ky i fundit gjendet në qeliu prej më shumnë se një viti e gjysmë me akuzën se kishte bashkëpunuar në grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut, por administrata Trump e quan atë peng të Erdoganit.
Nisur nga kjo, fillimisht Zv.Presidenti Pence dhe më pas vetë Trump kërkuan lirimin e priftit me argumentin se ndaj tij nuk kishte asnjë akuzë dhe se po mbahej nga qeveria turke si peng kundrejt amerikanëve.
Në fjalën e tyre një javë më parë, Pence dhe Trump thanë se nëse nuk lirohej prifti SHBA do të ndërmerrnin sanksione ndaj Turqisë dhe kështu ka ndodhur.
Sot, SHBA deklaruan se kanë marrë sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë së Erdoganit, Suleyman Soylu si ministër i Brendshëm dhe Abdulhamit Gyl si ministër Drejtësie, raporton Albeu.com.
Atyre iu ndalohet hyrja në SHBA dhe në disa aleatë të tjerë të SHBA-ve, bllokohen asetet në emer të tyre, nuk do të takohen me asnjë pjestar të administratës amerikane, etj.
Po ashtu, SHBA merr përsipër që ndaj tyre masat e marra të aplikohen edhe nga aleatë të tjerë, ku përfshihen edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
Pas vendimit lira turke ka filluar të humbasë vlerë shumë shpejt ndaj monedhave të tjera.
Trump ka theksuar se ky do të jetë hapi i parë ndaj Turqisë dhe nëse nuk liron priftin në fjalë dhe të tregojë se është një aleat i besueshëm duke mos shkelur edhe embargon ndaj Iranit, mund të ndërmerren sanksione edhe më të ashpra.
Mbetet për t’u parë nëse Shqipëria dhe Kosova do të ndjekin SHBA-të në këtë vendim duke i vendosur sanksione ministrave të Erdoganit. /albeu