A ka dënim për policinë?! Shpërthen qytetari, shikoni si parkon furgoni i policisë (FOTO)

Një qytetar strugan ka publikuar një foto ku shihet se si është parkuar furgoni i Policisë së
Maqedonisë, duke bllokuar tërësisht trotuarin për kalimtarët.

“Kjo është policia, e cila gjobit shoferët me 300 euro e më shumë, duke mos i falur apo tërhequr vërejtjen.

Ndërsa nga ana tjetër bëjnë ç’të duan. Alo, ju jeni ata që duhet të respektoni rregullat e komunikacionit dhe kush të ju dënojë juve. Qytetari thotë se këto raste duhet ti drejtohen MPB që të ndërmerren sanksione edhe ndaj këtyre policëve”, shkruan banori i Strugës, i irituar nga veprimet e tilla të policisë.

Sipas tij, lënia e tillë e makinës duke bllokuar trotuarin, mund të paraqes rrezik nga ndonjë aksident, ku mund të pësojë ndonjë kalimtar./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu