A po përgatitet Lufta III Botërore? Alarm pas përplasjes SHBA-Turqi

Media të rendësishme e kanë cilësuar si “shenjat e një Luftë të Tretë Botërore” përplasjen fillimisht diplomatike dhe tani ekonomike mes SHBA-së dhe Turqisë.

Prej disa muajsh raportet e tyre ishin të acaruara, por arrestimi dhe mbajtja në burg të priftit amerikan Andrën Brunson duket se ka sjellë edhe përplasjen e hapur, ku mbrëmjen e djeshme administrata Trump ka shpallur sansionet ndaj dy ministrave të Erdoganit, raporton Albeu.com.

Vendimi i administratës Trump erdhi me arsyetimin se dy ministrat, ai i brendshëm dhe ai i drejtësisë janë zyrtarët që kanë kontribuar për arrestimin dhe burgosjen pa asnjë fakt të priftit amerikan, i cili akuzohet për pjesëmarrje në grushtin e shumë përfolur të shtetit të 15 korrikut 2016.

Ndërkohë, më vonë Zv.Presidenti Pence ka thënë se ata kanë gati një listë të politikanëve dhe bizneseve turke, të cilat po ashtu mund të përballen me sanksione nëse Turqia nuk liron priftin në fjalë.

Mediat ndërkombëtare theksojnë se prifti është një shkak që derdhi gotën e ujit, e cila ishte mbushur për muaj me radhë kur Erdogan u afrua shumë me Putinin, futjen e Turqisë në Siri, akuzat e vazhdueshme ndaj SHBA për mbështetjen e ngjarjeve të ndodhura në korrik 2016, etj.

Po ashtu, Turqia ka nënshkruar marrëveshje të rendësishme ushtarake me Rusinë, të cilët shihen si kërcënim i hapur ndaj NATO-së prej vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior, me në krye SHBA-të.

Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Ankarasë zyrtarë, ndërsa kompani të njohura janë larguar nga vendi në një kohë që lira turke zhvlerësohet nga dita në ditë kundrejt dollarit dhe euros. Aktualisht, për të blerë një dollar, turqit duhet të paguajnë 5.1 lira turke, kurse për një euro duhet të paguajnë mesatarisht 5.9 lira. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu