Histori interesante, çiftet identike, motrat binjake martohen me vëllezërit binjakë, shikoni fotot e dasmës (FOTO)

Nga makijazhi, rregullimi i flokëve e velloja, binjaket identike Brittany dhe Briana Deane, u siguruan që gjithçka që duket njëjtë në dasmën e tyre. Kur është fjala për gjëra të njëjta, nënkupton edhe burrat që i prisnin në altar.

Brittany dhe Briana, që të dyja 32-vjeçe, thanë “po” binjakëve identikë Josh dhe Jeremy Slayers, 34-vjeç, në festivalin e ditës së binjakëve në Twinsburg të Ohios, transmeton Telegrafi.

“Ishte sikur një ëndërr e bërë realitet. Martesa e binjakë është shumë e rëndësishme për ne. Qysh në fëmijëri jemi betuar se do të martohemi me binjakë identikë ashtu siç jemi edhe ne”, ka deklaruar Briana.

Sa i përket martesës me binjakë identikë, rëndësi të madhe kishte edhe për vëllezërit Josh dhe Jeremy që ishin zotuar se do t’ju thonë “po” motrave identike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu