Ronaldo “pa doreza”, ja çfarë kërkon nga Juve

Cristiano Ronaldo u bë blerja më e bujshme e këtij viti nga Juventus.

Pas këtij transferimi, Juventus por edhe kampionati italian pati një “bum” ekonomik për shkak të sponsorve, së fundmi Ronaldo është tashmë ambasador botëror për kompaninë e transmetimit DAZN, e cila këtë sezon ka të drejtën për të transmetuar edhe disa ndeshje në Seria A.

Teksa u prezantua si ambasador i kësaj kompanie, Ronaldo nuk la pa përmendur edhe çështjet që kanë interes për të gjithë tifozët bardhezi.

“Dua të fitoj “Champions Leaguen” me Juven. Do të përqendrohemi tek ky objektiv bashkë me shokët e skuadrës, por, pa qenë të fiksuar. Hap pas hapi, do shohim. Edhe nëse nuk ia arrijmë këtë sezon, do e provojmë vitin tjetër ose më vonë. Qëllimi është të fitojmë kampionatin, Kupën, dhe sigurisht të japim më të mirën në Champions.” është shprehur Ronaldo. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu