Ky është momenti i pabesueshëm kur Batman ndalohet nga policia në një rrugë të zënë në Kanada.
Në video, vetura e policisë lokale të Provincës së Ontarios shihet duke iu afruar veturës Batmobile në një autostradë të zënë, para se ta bëjnë atë të ndalet.
I ndaluari është i veshur krejtësisht identik me superheroin e filmave dhe shihet duke kërcyer jashtë veturës së tij sportive, transmeton Gazeta Express.
Një bisedë e çuditshme zhvillohet më pas mes tij dhe policisë.