Hahn i’u fut trishtimin shqiptarëve: Bisedimet për anëtarësim do zgjasin më tepër

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për gazetën ditore austriake “Tiroler Tagescajtung” deklaroi se bisedimet hyrëse në të ardhmen do të jenë më të gjata se sa kanë qenë më parë.

“Kualiteti përpara shpejtësisë”, theksoi Han, duke shtuar se anëtarësimi i Hungarisë dhe Romanisë “shumë gjëra kanë treguar”.

Ai ka theksuar se BE ka marrë mësim nga proceset e deritanishme të anëtarësimit.

“Proceset që i nxisim në Ballkanin Perëndimor do të duhej që të fitojnë nivel shumë më të lartë të pakthyeshmërisë kur bëhet fjalë për vendosjen e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”, theksoi Han.

Por nga ana tjetër profesorë të ndryshëm i kanë bërë thirrje BE-së të reagojë në Ballkanin Perëndimor pasi Rusia e Putinit dhe Turqia e Erdoganit njëkohësisht po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu