Gjatë orëve të para të ditës së sotme është sulmuar me armë shtëpia e gazetares së Neës 24, Klodiana Lala.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit, një breshëri plumbash është derdhur në drejtim të shtëpisë ku gjendeshin prindërit e gazetares si edhe fëmijët e saj, sipas Cna.al.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga policia që të pohojë apo mohojë ngjarjen.
Klodiana Lala është gazetare e kronikës në Neës 24, ndër të paktët punonjës të medias në Shqipëri që guxon të flasë hapur për lidhjet e politikës me krimin. /albeu.com/










