Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po zhvillohet parada më e madhe ushtarake në vend, ajo e “Albanian Lion 2018”.
1200 ushtarë nga Britania, Kosova, Kroacia dhe vendi ynë morën pjesë në stërvitje.
Dhjetëra mjete tokësore, ajrore dhe detare ishin të angazhuara në stërvitjen “Albanian Lion 2018”, e cila do të vazhdojë deri më datë 30 shtator.
Siç duket në pamjet e mëposhtme mjetet kanë zbarkuar në Tiranë, ku po demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe po bëhet një paradë mjetesh, pajisjesh dhe armatimish të përdorura.
Gjatë ceremonisë pjesëmarrës është edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe krerët më të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe trupave britanikë.