Daçiq e lufton hapur Kosovën në OKB: Do t’ia lëmë veç dy njohje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka treguar se çfarë po bën atje kundër Kosovës.
Ai ka thënë se më së shumti i interesojnë takimet me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Shumë mirë po shkojnë këto biseda”, ka thënë ai. Sipas mediave serbe, Daçiq, përfaqësuesve të shteteve që e kanë njohur Kosovën, u ka kërkuar që ta tërheqin vendimin.

Ai ka shtuar, po ashtu, se “shumë shpejt vetëm Prishtina dhe Tirana do të jenë ato që kanë njohur Kosovën”.

Ndërsa, duke e komentuar praninë e delegacionit të Kosovës në OKB, Daçiq ka dhënë versionin e tij se si pala kosovare ka hyrë në ndërtesë duke shtuar se pala kosovare atje ka hyrë nëpërmjet „njësisë për operacione paqësore e cila u ka lëshuar leje, por me të cilat nuk mund të hyjnë në sallë për takime”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu