Klopp i “nxehur” me Shaqirin? Zbardhet biseda e tyre (VIDEO)

Liverpooli mbrëmjen e djeshme ka pësuar një humbje turpëruses në shtëpi nga skuadra e Chelseat me rezultat 1-2.

Liverpool edhe pse ka pasur plotë raste për të barazuar apo për të mundur Chelsean nuk ja ka dalë mbanë.

Në fund të takimit, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Madje në një moment Klopp është filmuar nga kamerat duke qortuar sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqirin.

Pas ndeshjes, Klopp është pyetur nga gazetarët kuriozë se çfarë i kishte komunikuar Shaqirit në fund të ndeshjes, dhe gjermani ka sqaruar gjithçka duke thënë:

“Fola me të për shkak të gjuajtjes së lirë, atë të fundit”, ka thënë Klopp.

“Është dashur të pasohet topi te Salahu, pasi të shkonte topi te ai, pasi pjesa e lojtareve ishin në anën tjetër, aty ku edhe shkoi pastaj goditja” /albeu

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu