Futbollisti Dybala surprizon shqiptarët me një postim në Instagram

Juventus mbrëmjen e djeshme ka marrë fitoren e rradhës në Seria A, këtë radhë kundër Bolognas, me rezultat 2-0.

Autori i njërit prej golave ishte “ylli” i skuadrës, Paulo Dybala, i cili në minutën e 11′ arriti të shënonte një supergol duke kaluar në avantazh Juven.

Më pas sulmuesi argjentinas e ka postuar golin e tij në “insta story” dhe ajo që bënte shumë përshypje është se komentatori i ndeshjes fliste shqip dhe ishte pikërisht Dritan Shakohoxha.

Kjo ishte me të vërtetë një surprizë e bukur e Dybalas për shqiptarët duke ditur se në Shqipëri ka mijëra tifozë që mbështesin Juventusin ./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu