Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka treguar për bisedën që ka zhvilluar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Pacolli ka thënë se i ka bërë lutje Erdoganit ta ndihmojë Kosovën në njohje të reja dhe në anëtarësim në Interpol, teksa i ka shprehur mirënjohje për kujdesin ndaj të sëmurëve kosovarë që shërohen në spitalet turke.
Më posht gjeni postimin e Pacollit:
“Na ndihmoni si keni bërë deri tash për njohje të reja dhe anëtarsim në INTERPOL. Ju jemi mirënjohës për kujdesin ndaj të sëmurëve tanë që trajtohen në spitalet e vendit tuaj, i thashë Presidentit të Turqisë Erdogan, gjatë takimit mes dy krerëve të shteteve tona, ku isha së bashku me Presidentin Thaçi.”
Presidenti Erdogan shprehu interes të posaçëm për trajtimin e të sëmurëve të Kosovës. Ai garantoi për mbështetjen e Turqisë në Interpol dhe forume të tjera të nivelit të lartë.










