Presidenti Thaçi tregon të vërteten e madhe: UÇK-ja kishte 12 deri në 15 mijë ushtarë, të tjerët janë mashtrues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka treguar një vërtet të madhe kur ka folur për numrin e saktë të ushtarëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se listat e veteranëve me 60 mijë janë të rrejshëm, të cilat tashmë po hetohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Me këtë rast Presidenti ka goditur kryeministrin Haradinaj, duke thënë se në luftën e Kosovës nuk ka pasur më shumë se 12 mijë veteranë.

E kështu nuk mendon edhe Haradinaj, i cili mbështet listat kështu siç janë, 60 mijë.

Presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe se asnjë adresë nuk guxon të ndërhyjë në to.

Ai ka thënë se rast eklatant i ndërhyrjes është rasti i veteranëve, ndërsa ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk ka pasur me shume se 12 mijë ushtarë të UÇK, një shifër kjo që 5 fish më e madhe se e ka prezantuar Ramush Haradinajn vetëm për rastin e Dukagjinit ku ka thënë se ka pasur deri në 60 mijë pjesëtarë te UÇK-së.

“Nuk ka pasur më shumë se 12 mijë deri në 15 mijë ushtarë të UÇK’së. Të tjerët, janë mashtrues”, ka thënë Thaçi, i cili në luftë mbante pozitën e udhëheqësit politik të UÇK-së.

Në anën tjetër, Thaçi ka përmendur rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë dhe miratimin e legjislacionit përkatës për fushën e drejtësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu