Khabib ka mundur bindshëm McGregor, dhe në këtë mënyr mbrojti titulli, Kampion bote në peshat e lehta.
Por kjo gje nuk është pritur aspak mirë nga McGregor i cili ka kërkuar që të ketë edhe një ndeshje tjetër mes tyre.
“Do të rikthehem, jam gati për revanshin”, shkruante në faqen e tij zyrtare në “Instagram” Conor McGregor.
Por mesa duket pas rrëmujës që u bë nga Khabib, nuk do të ketë më përballje midis tyre, të paktën këtë thotë presidenti i UFC-së, Dana White.
“Fillimisht duhet të jemi gjakftohtë dhe të ulemi e të shohim se çfarë prodhoi ky event, kjo sfidë. Të shohim se përse ndodhi ai incident dhe të shohim se çfarë vendimi do të marë Komisioni i Sportit të Nevadës. Kam 18 vjet që e bëj këtë punë dhe nuk kam përjetuar kurrë një moment të tillë. Por për një gjë jam i sigurtë në mendjen time, se nuk do të ketë kurrë një revansh mes Khabib dhe Conor në të ardhmen, sado fitimprurës të jetë ai event. Nuk duam të krijojmë një ngjarje të dytë të shëmtuar si kjo që ndodhi në UFC-229”, tha Dana White. /albeu










