Turisti kroat humb portofolin në Sarandë, ja se çfare i ndodhi pas kthimit në Kroaci (FOTO)

Ka shqiptarë që vërtetë na bëjnë krenar për vendin nga vimë. Pavarësisht kronikave të zeza, ka edhe rastete vërtetë surprizuese të sjelljes së shqiptarëve.

I tillë është edhe rasti i një turisti kroat, i cili ka mbetur i befasuar nga ajo që i ka ndodhur në Shqipëri, ku ai ka humbur portofolin ditën e fundit të pushimeve në Sarandë.

Pas kthimit në Kroaci, kur nuk kishte më shpresë se mund ta gjente, atij i ka ndodhur diçka që nuk e kishte menduar kurrë.

Portofoli dhe gjithçka kishte brenda i ka mbërritur me postë në shtëpi.

I riu Alban Koka që ka gjetur portofolin, ia ka dërguar shoqëruar me një shënim miqësor: “E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)”

Fill pas kësaj, kroati e ka ndarë ngjarjen me miqtë e tij në rrjete sociale ku shqiptarët janë komplimentuar.

“Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra”, nënvizon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu