Ajka e kombëtares së Zvicrës në dekadën e fundit ka qenë e përbërë nga shqiptarët, konkretish shqiptarët e Kosovës. Pak kohë më parë drejtuesit e federarës së kombëtares zviceranë morën vendimin për largimin e dy shqiptarëve nga skuadra, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami.
Frika se pas këtyre ngjarjeve mund të largoheshin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nga kombëtarja e Zvicrës bëri që zyrtarët më të lartë të kësaj skuadre t’i ofrojnë dy yjeve të tyre shiritin e kapitenit. Kështu, Granit Xhaka do të jetë kapiten i dytë ndërkohë që Xherdan Shaqiri kapiten i tretë. /albeu










