Çfarë do të bënit nëse merrni vesh që shpërndarësi i picës ka pështyrë në ushqimin tuaj?!
Epo në një situatë të tillë ndodhet një 18-vjeçar, i cili përballet me një akuzë të ngjashme dhe 18 vjet burgim.
18-vjeçari, Burak S., është kapur nga kamerat e sigurisë jashtë banesës së klientit Huseyin Alyuz në qytetin Eskisehir në veriperëndim të Turqisë.
Në gjykatë 18-vjeçari u shpreh se nuk ka pështyrë në picë, por kishte hapur kutinë për ta parë nëse gjithçka ishte në rregull me porosinë, pasi e dinte që Alyuz është një klient me teka.
Burak tha:
Kisha marrë vesh se personi që urdhëroi picën kishte mallkuar një kolegun tim të quajtur Aylin. E dija që ishte një klient problematik. hapa kutinë e picës për ta kontrolluar nëse pica kishte ndonjë problem të shkaktuar nga rruga.
I bëra një foto picës me telefon dhe ia dërgova mikut tim Aylin, njëherësh edhe koleg, për t’u siguruar që pica ishte e paprekur.
Mohoj kategorikisht të kem pështyrë në picë!”
Ndërkohë klienti Huseyin Alyuz i tha gjykatës:
Telefonova picerinë dhe porosita një picë, ishte një bisedë rreth dyminutëshe, por nuk mallkova askënd. Mora picën, por kur Cagatay Efe i cili jeton në të njëjtën ndërtesë me mua, më dërgoi një mesazh me tekst “Mos e ha atë picë”.
E thirra Cagatay dhe ai më tha se djali i shpërndarjes së picave kishte pështyrë në picën time. Kontrollova kamerat dhe e vërtetova që i dyshuari kishte pështyrë në ushqimin tim.”
Gjykata penale e ka shtyrë çështjen deri në shkurtin e ardhshëm, ndërsa ekspertët e mjekësisë ligjore vlerësojnë rrezikun e sëmundjes nga pica.
Video: