Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov do të marrë vetëm një milion dollarë nga dy sa ishte paraparë të merrte për meçin e zhvilluar me irlandezin Conor McGregor. Këtë vendim e ka marrë Komisioni Sportiv i Nevadas, të mërkurën, transmeton Koha Ditore.
Komisioni i Nevadas ka vendosur që të suspendojë në afat të pacaktuar të dy luftëtarët për përleshjen që ndodhi pas meçit të 6 tetorit në Las Vegas.
Khabibi kishte dal nga kafazi për t’u përleshur me stafin e McGregorit pas meçit të cilin e fitoi me ndërprerje në raundin e katërt.
Komisioni i Nevadas ka votuar që t’i jepen Nurmagomedovit një milion dollar, ndërsa një milion tjetër do t’i ndalet deri në përfundim të dëgjimit të seancës disiplinore në dhjetor.