Biologu Robert Janevski thotë se analiza e tij biologjike që ua ka bërë gjurmëve në makinën Opel Omega, ka rezultuar me 5 profile njerëzish, 4 prej tyre burra ndërsa njëri profil mes mashkullit dhe femrës, raporton SHENJA.
Vetëm një prej profileve përputhet me profilin e të akuzuarit Alil Demiri, ndërsa asnjë prej të tjerëve nuk përputhet. Avokati Naser Raufi e pyeti biologun nëse kjo do të thotë se Agim Ismailoviçi nuk e ka vozitur Opel Omegan, pasi prej tij nuk ka gjurmë, edhe pse më së shumti gjurmë zakonisht gjenden tek timoni dhe marshi.
Mirëpo, Robert Janevski shpjegoi se kjo mund të jetë rezultat i gjurmëve të fshira. Megjithatë, avokatët insistuan se ka gjurmë tek dera e shoferit dhe kjo duhet t’ia lehtësojë konkluzën për Agimin, por eksperti nuk deshi të japë konkluza të tilla.