Ish kryeministri Nikolla Gruevski, gjegjësishtë avokatët e tij, të mërkurën deri tek Gjykata Supreme kanë dorëzuar Kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit në rastin “Tanku”, ndërsa kanë kërkuar edhe anulimin e vuajtjes së dënimit me burg, shkruan Fokus.
Gruevski sot e mori flet-udhëzimin sipas të cilit më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shutkës.
Tani është e mundur që të mos shkoj në burg, nëse Gjykata Supreme vendos që të anuloj vendimin e dënimit në burg, përderisa sjellin vendim pas shqyrtimit të jashtëzakonshëm të vendimit.
Nëse deri më 8 nëntor Gjykata Supreme nuk deklarohet, atëherë Gruevski duhet të shkoj në burg. Poashtu Gruevski ka afat prej tre ditë të dërgoj lutje tek Gjykata Penale që t’i anulohet vuajtja e dënimit me burg.
Për lutjen vendos gjykatës i zbatimit të sanksioneve, i cili ka afat prej tre ditë që të sjell vendim. Nëse gjykatësi nuk lejon anulim, i dënuari ka të drejtë të ankohet tek Këshilli penal i gjykatës.