Kryeministri shqiptar godet fort Greqinë: Marrëzi ekstremiste

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur Greqisë pas deklaratës të bërë nga shteti helen në lidhje me vrasjen e 35 vjeçarit grek nga policia shqiptare.

Në një postim të shkurtër në Twitter, Rama I ka bërë të ditur Greqisë që në vend që ta quajë të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi mbi policinë, ta dënojë aktin barbar.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”./Vizion/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu