Vrasja e terroristit grek në Gjirokastër, ka sjellur shumë reagime nga Greqia. Së fundmi në lidhej me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe Ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë Dhimitris Xhanakopulos tha se “autoritetet greke janë në komunikim te vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.
“Të mos nxitojmë të nxjerrim rezultate, “ tha ai. Ndërkaq ka theksuar se qeveria shqiptare duhet te ulë tonet, të mos e trajtojë çështjen me agresivitet, për të mos ushqyer reflekset sociale. /albeu