Real Madrid e ka fituar ndeshjen e parë të trajnerit Santiago Solari pasi kanë mposhtur Melilla-n me rezultatin 4-0. Skuadra e kategorisë së tretë nuk kishte asnjë shans ndaj gjigantëve të Los Blancos që luajtën të organizuar me objektivin e vetëm për të kaluar në raundin tjetër.
Pas disa mundësive të mira, ishte Karim Benzema ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 28’ pas pasimit të bukur të mbrojtësit anësor Alvaro Odriozola. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë ishte Marco Asensio ai që dyfishoi rezultatin pas asistim të Vinicius Junior.
Pas pushimit situata nuk ndryshoi. Real ishte ekipi superior në fushën e rënduar për shkak të shiut, por arriti të shënonte edhe një gol të tretë falë një prej lojtarëve më të mirë në fushë, Odriozola. Në sekondat e fundit të takimit ishte talenti i të rinjve Gonzales ai që shënoi golin e katërt për miqtë. Një fitore e merituar e madrilenëve, që do të mundohen të rikthehen te fitorja edhe në kampionat.
Video:
What a assist from Vinicius pic.twitter.com/Cbair0QIsp
— زيدان نجد (@Zidane_Najd) October 31, 2018