Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vendosi që Xherdan Shaqiri mos të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Beograd ndaj Crvena Zvezdas në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve.
Tekniku gjerman duke e ditur të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimin e yllit nga Kosova në golin e tij me Zvicrën ndaj Serbisë, vendosi që ta lë Xherdanin jashtë skuadrës.
“Është një situatë kur ne udhëtojmë në qytetin fantastik të Beogradit si një klub futbollit për të luajtur futboll”.
“Kemi dëgjuar dhe lexuar se çfarë pritje mund të ketë Shaq dhe kështu ne nuk e kemi idenë se çfarë mund të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të jemi të fokusuar 100 për qind në futboll dhe jo në diçka tjetër, kjo është e gjitha”.
“Ne jemi Liverpool FC, një klub i madh, një klub futbolli. Ne nuk japim mesazh politik, absolutisht jo. Ne duam që fokusi të jetë një lojën madhështore të futbollit dhe jo në diçka tjetër”.
“Ne jemi të etur për të shmangur ndonjë shpërqendrim që do të largonte fokusin tonë për 90 minuta, futbolli është i rëndësishëm, vetëm futbolli”.
“Pra, për këtë arsye, por ai (Shaqiri) e pranoi dhe e kuptoi këtë. Shaq është lojtari jonë, ne e duam dhe ai do të luajë për neve në të ardhmen, por jo të martën”.
“Kam dëgjuar shumë gjëra të mrekullueshme për qytetin e Beogradit dhe në përgjithësi për Serbinë, pra mezi po pres që të udhëtoj me Liverpoolin për një ndeshje të madhe futbolli në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.











Uefa tregon dhe nje here qe per ti ber qefin serbise lejon dhe levixje te tilla rraciste..pataj dalin me shirita stop rracixmit dhe lejojne te ndodhe qe liverpuli mos marri me vete xherdan shaqirin sepse e urrejne serbet…kjo skuader duhet te skualifikohet nga ndeshjet europiane sepse skane lidhje me sportin.po normale qe gjobisin shaqirin per nje shqiponje dhe lejojne serbet te bejn presion rracite vetem se eshte shqipetar…..