Paralajmëron Kosova: Do ndërpresim dialogun nëse nuk hiqen vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, kanë përmendur mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë nëse Këshilli i Ministrave të BE-së në muajin dhjetor nuk e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata e kanë vlerësuar të arsyeshëm ndërlidhjen e këtyre dy proceseve në qoftë se BE-ja nuk e mban premtimin e dhënë për vizat, shkruan gazeta “Epoka e re”.

Sipas tyre, nuk është e drejtë që Kosovës t’i bëhet presion për dialog duke ua mohuar qytetarëve të saj të drejtën për të lëvizur pa viza në Zonën Shengen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu