Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjedhur një fotografi në të cilën bën pjesë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të ndarë një dedikim në rrjetet sociale me rastin e shënimit të 100 vjetorit të dhënies fund të Luftës së Parë Botërore.
Ndërsa edhe presidenti Thaçi ishte pjesë e ceremonisë së organizuar nga Presidenca e Francës, presidenti Trump thotë se ishte i nderuar të kalonte këtë ditë në Paris, njofton Klan Kosova.
”Sot kujtojmë veprimet e guximshme të trupave dhe të aleatëve tanë gjatë Luftës së Parë Botërore. I nderuar që po kaloj këtë ditë duke nderuar heronjtë në Paris. #VeteransDay”.
Presidenti Thaçi shihet i pozicionuar pranë liderëve më të fuqishëm botërorë në këtë ngjarje në Paris.










