“Çmendet” Panucci, kërkon zëdhënës për shtyp me minifund e taka (VIDEO)

Zëdhënësi i FSHF-së, Gerti Çarçani, prej disa ditësh është përfolur se është larguar nga posti i tij, por vetëm ditën e sotme është konfirmuar.

Lajmin për largimin e Çarçanit e ka bërë publik trajneri i Kombëtares, Cristian Panucci ku përmes një batute ka folur edhe për audicionet e postit që ka lënë bosh Carçani.

“Ka ikur Çarçani, edhe pak do hapim audicionet për postin e zëdhënësit të ri. Por duhet të paraqiteni me minifund e me taka”, deklaroi trajneri i Kombëtares, duke ngacmuar gazetarët e pranishëm. /albeu.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu