Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të paguar në botë. Fitimet e tij vijnë jo vetëm nga futbolli, por edhe nga kompanitë e veshjeve, madje edhe nga Instragrami ku është futbollisti më i ndjekur në botë.
Por Ronaldo gjithashtu kur vjen puna për pushime na e ka vërtetuar se nuk kursehet aspak. Ai së funndmi ka udhëtuar drejt Londrës për të kaluar disa ditë pushime me të fejuarën, Georgina Rodriguez si dhe të birin, Cristiano Jr.
Ai për një suitë në hotel do të paguajë mbi 10 mijë euro në natë, gjithashtu do ta ketë në dispozicion një ashensor gjatë 24 orëve ndërsa për parking të veturës do të paguajë rreth 60 euro në orë.
Ndërkohë, 33-vjeçarin do të kemi mundësi ta shohim sërish në fushë kur Juventusi do të ballafaqohet me SPAL-in më 24 nëntor. /albeu










