Përderisa Serbia bën përpjekje ditë e natë të luftojë kundër pavarësisë së Kosovës duke mos i njohur edhe simbolet dhe liderët e saj një suprizë vjen nga Rusia. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është pritur në takim nga presidenti rus Vladimir Putin si dy liderë të dy shteteve. Madje ata edhe kanë folur për marrëveshje ndërkombëtare.
Në një farë mënyrë, Rusia ka pranuar “de facto” ekzistencën e shtetit të Kosovës duke pritur në takim presidentin e këtij shteti. Takimi është bërë i ditur nga Thaçi në Paris.
“Në Paris u takova më presidentin Putin, u fokusuam në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë presidenti Putin ishte i qartë: Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë:, shkruan Thaçi.
Kohët e fundit takimet e Thacit me liderët rusë janë bërë të shpeshta.
Thaçi, gjatë korrikut e kishte takuar shkurt në Ankara kryeministrit rus Dmitty Medvedev. Edhe me të Presidenti thoshte se ka biseduar shkurt për dialogun.
Presidenti Thaçi i kishte treguar Medvedevit se është i interesuar të rregulloj raportet me Rusinë.
Më 29 tetor me ftesë të Kryetarit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Thaçi pati udhëtuar për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.










