Arratisja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nga Maqedonia në Hungari, ka qenë temë kryesore në të gjitha mediat e vendit, por e njëjta ka ngjallur reagim gjithashtu edhe në mediat botërore, e padyshim edhe në ata të Hungarisë, ku Gruevski ka gjetur strofull për t’u strukur nga burgu i Shutkës, njofton Portalb.mk.
Portali hungarez “HVG” ka publikuar një karikaturë në të cilën shihet Gruevski dhe miku i tij, i cili ashtu siç shkruhet nëpër media ka organizuar arratisjen, kryeministri hungarez Viktor Orban duke dialoguar.
“Si kryeministër kam vjedhur, mashtruar dhe gënjyer. Tani më ndjekin në vendin tim. A do të më merrni te ju?”, e pyet Gruevski Orbanin.
“Ne jemi gjithmonë të lumtur për të mirëpritur ata që ndajnë kulturën tonë!”, i përgjigjet Orbani Gruevskit.
Ndryshe, Gruevski dje u lajmërua nga Budapesti duke shkruar në rrjetin social Fejsbuk se ka qenë i detyruar të ikë pasi që ka pasur kërcënime me jetë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.











Ma hajna jan qato te evropes se sa Gruevski .sa Gruevski jan neper Maqedoni e te lir jan .
Nuk esht zgjidhje pse po u burgoska Gruevski ndoshta ka vjedh po pytja esht kush nuk ka vjedh.po qasi poplli jen ju qe gzpheni ne tkeqen e tjetrit edhe pse vet sjeni ma mir se ai .Kjo politika e juve esht sii puna e jevgjve
Shuuuum popull i prapambetur jeni tash akeni qka bisedoni neper qajtore ju ka qel nje tem.
Pae zaevi spo jau permirson gjendjen prap qajtoret plot .Po dej sa ka te prapambetur ato tmeqmit jetojn
Mes ja mani galjen Gruevskit ai aesht ne vendnte sigurt udhton per ne Moske Rusi mes mendoni qe nime esht ne hungari