Rooney: Më mungon Man Utd

Mesfushori anglez, Wayne Rooney që tashmë është transferuar në futbollin amerikan ka shprehur dashurinë e tij për ish-skuadrën Manchester United.

“Natyrisht që më mungon. Ishte pjesa më e mirë e karrierës sime, të luaja për Manchester Unitedit dhe e bëra këtë gjë për një kohë të gjatë. Por, ishte kohës e duhur për t’u larguar.

Unë nuk po luaja në ndeshje, pikë së pari. Gjithmonë kam qenë lojtar që dua të luaj. Natyrisht, bisedova me trajnerin dhe e kuptova se nuk do të aktivizohesha aq sa doja, kështu që ishte vendimi i duhur dhe koha e duhur për të shkuar.

Natyrisht, situata ideale do të kishte qenë nëse do të kisha qëndruar dhe ta përfundoja karrierën atje, por futbolli ndryshon. Gjëra të ndryshme ndodhin për shumë arsye. Unë u largova me kujtime të mrekullueshme.

Kalova një periudhë të mrekullueshme me Manchester Unitedit dhe mezi po pres të kthehem në Angli dhe t’i takojë disa nga ish-bashkëlojtarët e mi dhe shokë që i kam nga stafi”, tha Rooney. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu