E thotë Bonucci, ja kush është futbollisti më i mirë në botë

Juventusi është skuadra e vetme që në Seria A ende nuk ka pësuar humbje. Ylli i Juventusit, Leonardo Bonucci foli me Sky Sport pas fitores 2-0 të Zonja e Vjetër ndaj Spal. Mbrojtësi italian ka treguar edhe një herë se portugezi, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë.

“Është gjithmonë e vështirë për të luajtur pas pushimit ndërkombëtar, por ishte e rëndësishme për të fituar pikë për ne.

“Tani ne duam të fitojmë në Ligën e Kampionëve për t’u kualifikuar për të hyrë në mesin e 16-të skuadrave më të mira në këtë garë.

“ Mandzukic? Ai ishte kapiteni ynë, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne për karizmin e tij dhe karakterin e tij.

“Ne luajtëm një lojë të mirë si një ekip. Ne shënuam kur patëm rastin.

“Ronaldo? Ai është një profesionist dhe një punëtor i pabesueshëm, duhet cekur se Juventusi nënshkroi lojtarin më të mirë në botë, sepse në të vërtetë ai është i tillë “, ka thënë Bonucci.

Juventusi pas 13 xhirove të zhvilluara pozicionohet në vendin e parë në Seri A. Zonja e vjetër ka 12 fitore të arritura dhe ka vetëm një barazim, duke mos pësuar kështu asnjë humbje këtë edicion në kampionatin italian.

Golashënuesi më i mirë mbetet sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo me gjithsej nëntë gola të shënuar këtë sezon duke dëshmuar kështu formën e lartë nëpër të cilën po kalon. Biancpnerët kanë grumbulluar plotë 37 pikë deri tani./arbresh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu