Manchester United ka fituar në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve. Djajtë e Kuq triumfuan në minutën e fundit në saje të një goli të Marouane Fellainit kundër Young Boysit.
Marouane Fellaini e shënoi golin e vetëm në ndeshje (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
Kjo ka bërë që edhe vetë portugezi të del prej vetes duke e shkatërruar një arkë me lëngje.
Strategu thotë se e bëri si një çlirim pasi United siguroi një biletë për në fazën e mëtejme të garës më prestigjioze evropiane për klube.
“Ishte lehtësim, zhgënjim. Mendoj se nuk luanim për këtë, nuk luajtëm për 0-0, për të qenë në telashe deri në minutën e fundit, kështu që ky ishte një frustrim i imi”, tha trajneri.
United pas kësaj fitore zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me dhjetë pikë, dy më pak se lideri Juventusi.
Ndryshe, skuadra angleze në takimin e radhës do të jetë mysafire e ekipit spanjoll, Valencias. /Telegrafi/










