Gazeta zvicerjane “Blick” është fiksuar sot në kuptimin e plotë të fjalës me shqiptarët. Pasi uroi shqip Ditën e Pavarësisë, pak minuta më parë gazeta ka publikuar një shkrim duke radhitur 10 shqiptarët më të famshëm.
Mes emrave spikasin “Skënderbeu”, Nënë Tereza, Jim dhe John Belushi, Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe sigurisht, futbollistët e kombëtare ssë Zvicrës.
“Çfarë do të ishte kombëtarja jonë pa shqiptarët”, shkruan “Blick”./albeu











