Tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës duket gjithnjë e më afër pragut të një lufte. Së fundmi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Gjermania dhe NATO.
Në një deklaratë për gazetën gjermane “Bild” presidenti Poroshenko ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është duke kërkuar kthimin e perandorisë së dikurshme ruse e për këtë arsye ka zgjatur dorën ndaj gjithë Ukrainës.
Poroshenko tha se Perëndimi duhet të vendosë sanksione të tjera ndaj Moskës, mirëpo për momentin Gjermani ka vendosur të mos mos ketë masa të tjera shtrënguese.
Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë u ashpërsua tre ditë më parë kur anijet luftarake ruse hapën zzjarr kundër dy anijeve të marinës ukrainase, në Ngushticën e Kershit, që ndah gadishullin e kontestuar nga territori kontinental i Federatës Ruse. Pas kësaj, Gjykata ka urdhëruar dënimin me 60 ditë burg për një pjesë të ekuipazhit të akuzuar për tejkalim të ujërave territorialë.
Presidenti ukrainas pas kësaj ngjarje ka kërkuar ndihmë nga vendet perëndimore e sidomos nga Gjermania, për t’i dalë krah Ukrainës dhe të kujdesen për sigurinë.
Poroshenko tha:
“Kancelarja Merkel është një mike e madhe e Ukrainës. Në vitin 2015 përmes negocitatave në Minsk ajo e ka shpëtuar njëherë vendin tonë dhe ne shpresojmë që bashkë me ne dhe aleatët e tjerë të na mbështesë po kaq shumë. Rusia ka bërë një sulm të paimagjinueshëm ushtarak e për këtë arsye duhet të ketë sanksione të tjera kundër Moskës. Putini duhet të lirojë menjëherë ushtarët tanë dhe në të njëjtën kohë të lirojë detin për transportin ndërkombëtar të anijeve.”
Nga ana tjetër presidenti rus, Putin akuzoi Kievin për provokim të qëllimshëm. Sipas tij Poroshenko e ka inskenuar këtë, me qëllim që të rrisë vlerat e popullaritetit në marsin e ardhshëm, kur zhvillohen zgjedhjet parlamentare.










