Arbër Zeneli kërkohet nga shumë klube, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Kosovën

Arbër Zeneli talenti nga Kosova i cili luan tek Herenven në kampionatin Hollandez po kërkohet nga shumë klube pas paraqitjeve shumë të mira me Herenven dhe Kosovën në Ligën e Kombeve, shkruan Albeu.com.

Zeneli së fundmi me Kombëtaren e Kosovës ishte protagonist kryesor në sfidën ndaj Azerbaxhanit duke shënuar 3 gola.

24 vjecari sipas gazetës ‘’Corriere dello Sport’’ shumë klube të mëdha i janë vën pas si Ajax, PSV dhe Fiorentina.

Ndërkohë Zeneli bën pjesë prej vitit 2016 tek Herenven, duke shenuar 14 gola në 71 ndeshje të zhvilluar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu