Modric më i miri, dramë për Ronaldon

Federata e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) zgjodhi Luka Modric kapitenin e kombëtares kroate si më të mirin në vitin 2018.

Nënkampioni i botës me përfaqësuesen kroate ia doli të marrë më shumë pikë në vlerësimin e bërë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Messi dhe belgun Eden Hazard. Juria prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota vendosi të lërë jashtë podiumit portugezin Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë për vlerësimin e trajnerve kombëtareve nuk mund të kishte diskutime teksa Didier Deschamps i cili fitoi titullin kampion bote me Francën këtë verë u shpall më i miri. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu