Ivanov thotë se do mbajë fjalim në Kuvend

Presidenti do ta plotësojë detyrimin e tij ligjor, informojnë nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov pas informacionit të sotëm në Kuvend se ende nuk ka arritur një shkresë nga presidenti për caktimin e datës për fjalimin vjetor.

“Në pajtim me nenin 85-të të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Presidenti i Republikës e njofton Kuvendin për çështje që janë nën kompetencën e tij, të paktën një herë në vit. Presidenti Ivanov do ta plotësojë detyrën e tij kushtetuese gjatë vitit 2018. Si edhe deri tani, ashtu edhe në të ardhmen, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr. Gjorge Ivanov proceduron vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë”, theksojnë nga kabineti i presidentit.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në takim me gazetarët tha se ende nuk është konfirmuar data për fjalimin e presidentit Ivanov sepse nuk është parashtruar shkresë nga ana e tij që të konfirmohet data e saktë. Zakonisht, Presidenti i vendit në dhjetor para fundit të vitit kalendarik mban fjalim para deputetëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu