Xherdan Shaqiri i shënoi dy gola Manchester United, teksa i dhuroi suksesin Liverpoolit duke rimarë kreun, shkruan Albeu.com.
Por vetëm dy ditë pas asaj ndeshjes i cili u bë protagonist kryesor, tashmë kanë dalë zërat e parë të merkatos në lidhje me futbollistin shqiptar që luan për Zvicrën.
Sipas mediave angleze drejtuesit e klubit nga Old Trafford duan në skuadrën e tyre Xherdan Shaqirin mundësisht që në merkaton e janarit.
Megjithatë vështirë se do ta lerë të lirë Liverpooli të largohet shaqiri sidomos pas dy golave të fundit ndaj Manchester United. Por një gjë është e sigurtë se Xherdan Shaqirit tashmë i është rritur vlera në merakto. /albeu










