Kushtet e vështira të ‘Tregut të Gjelbër’ në Tetovë

Shkrim për InfoShqip.com nga MSc.Donika Bakiu

Tregu kryesor i pemëve dhe perimeve në Tetovë , njihet si Tregu i Gjelbër i Tetovës.Gjendja ne tregun e gjelbër në Tetovë gjatë stinës së dimrit është shumë e vështirë. Kushtet në këtë treg janë shumë të rënda, sidomos në këtë periudhë dimërorë kur temperaturat kanë shënuar ulje, ne të gjithë se paku një herë ose dy herë në javë shkojmë në treg për pemë dhe perime që na ofrojnë.

Si zakonisht është shumë ftohtë dhe të gjithë tentojmë t’i blejmë sa më shpejtë dhe të ikim nga ai vend i ftohtë . Po njerëzit që punojnë aty prej orëve të hershme të mëngjesit deri orët e mbrëmjes çdo ditë të javës ,a kanë të ftohtë , a sëmuren , nuk i pyet askush sepse ata të të ftohtë e në të ngrohtë , në ngrica duhet të qëndrojnë aty për të siguruar bukën e gojës?! Përndryshe, për dallim nga Tregu i Tetovës dhe shumë tregje të tjera në qytetet e Maqedonisë Perëndimore, tregjet në qytetet e Maqedonisë Lindore kanë kushte shumë më të mira. Disa nga ato janë edhe të izoluar, me qëllim që edhe gjatë dimrit të jenë funksional dhe të punojnë me kapacitet të plotë.

Po ashtu të shikojmë në shtetet fqinje tregjet janë me shumë kushte të mira si psh: Budva – Mal i Zi, Dubrovnik–Kroaci po ashtu dhe Pazari i Ri –Tiranë. Pse Tetova nuk meriton një treg të tillë?!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu