Goran Tomiç, trajneri aktual i Lokomotivës së Moskës, ka thurur lavde për dy talentet shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, që po shkëlqejnë duke luajtur si titullarë në ligën kryesore në Kroaci.
Gjatë analizës që ka bërë për sezonin e zhvilluar nga ekipi i tij, trajneri kroat u shpreh i lumtur për paraqitjet që futbollistët kanë dhënë dhe është shprehur i impresionuar nda dy “diamantet” e kombëtares kuqezi.
“Jam shumë i impresionuar me lojtarët e rinj. Kastrati dhe Uzuni kanë kaluar çdo pritshmëri të timen. Gjithsesi, nuk është koha për eufori, por duhet të vazhdojmë me këto ritme”, është shprehur 41-vjeçari.










